Spanja shpall planin gjigant kundër zjarreve/ Dronë, avionë dhe sisteme të avancuara në vijën e parë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka prezantuar një plan të ri të gjerë për luftën kundër zjarreve në pyje, pas një viti që u shënua nga dëme të mëdha dhe sipërfaqe rekord të djegura.

Sipas të dhënave zyrtare, Spanja përjetoi në vitin 2025 verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa mijëra kilometra katrorë tokë u shkrumbuan nga flakët.

Të lidhura

None found

Kjo situatë ka rritur shqetësimet për rrezikun në rritje nga ndryshimet klimatike.

Plani i ri përfshin rritjen e kapaciteteve ajrore dhe tokësore, me helikopterë, avionë zjarrfikës, dronë, automjete të specializuara dhe sisteme moderne monitorimi për të reaguar më shpejt ndaj zjarreve që po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u kontrolluar.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që sezoni i zjarreve të nisë më herët, duke filluar nga 1 qershori, për të përballuar më mirë periudhat me rrezik të lartë.

Sánchez kërkoi bashkëpunim mes qeverisë qendrore dhe rajoneve, duke thënë se zjarret nuk prekin politika apo administrata, por kërkojnë përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar.

Ai shtoi se synimi është krijimi i një sistemi më të fortë parandalimi dhe reagimi, për të shmangur dëmet e mëdha që u panë vitin e kaluar.


Shtuar 21.05.2026 19:55

Tags: ,
jojobetjojobetjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişjojobetOnwin GirişitemciJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/