Tirana pret Egnatian në stadiumin e Vorës, impianti që është kthyer në makth për Partizanin

Për shkak të punimeve që po zhvillohen për përmirësimin e tapetit të stadiumit “Selman Stërmasi”, Tirana po i zhvillon ndeshjet larg fushës së saj.

Sipas të dhënave në aplikacionin e FSHF-së, në takimin e javës së 10-të kundër Egnatias, bardheblutë do të luajnë si pritës në stadiumin “FK Vora”, pranë kryeqytetit.

Të lidhura

None found

Ndeshja do të luhet më 1 nëntor, në orën 13:30. Ky stadium ka qenë fatkeq për Partizanin e drejtuar nga Mislav Karoglan, që ka pësuar aty dy humbje radhazi ndaj Vorës dhe Skënderbeut. Për 17 herë kampionët e Shqipërisë, impianti është shndërruar në një “makth”.


Shtuar më 30.10.2026 15:30