Në moshën 38-vjeçare, Emiljano Vila nuk e konsideron veten të tërhequr nga futbolli konkurrues dhe mendon se mund të jetë ende i vlefshëm në fushë.
Mesfushori është parë sot në stërvitje me ekipin e Sopotit, ndërsa, sipas burimeve për mediat, palët kanë arritur marrëveshjen. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.
Të lidhura
None found
Pas tetë javësh në Kategorinë e Parë, skuadra librazhdiote renditet në vendin e 10-të dhe rrezikon të zbresë në Kategorinë e Dytë.
Vila, futbollist nga Durrësi, ka fituar gjithçka në elitën e futbollit shqiptar: tri kampionate, dy Kupa dhe tri Superkupa.





