Kërkesa për shfuqizimin e “arrestit në burg”, Klodiana Lala: Veliaj më i interesuar për vendimin e Gjykatës së Lartë! Nëse Kushtetuesja vendos në favor të tij…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, komentoi seancën e sotme që zhvilloi këtë të mërkurë Gjykata Kushtetuese, në lidhje me kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e masës së arrestit në burg.

Gazetarja theksoi se nëse Kushtetuesja do të vendosë në favor të kryebashkiakut, kjo nuk do të sillte automatikisht lirimin e tij nga qelia.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se Veliaj është më i interesuar për vendimin që pritet të japë Gjykata e Lartë, e cila do të mblidhet më 28 maj.

Gjykata e Lartë, theksoi Lala, mund të vendosë në favor të Veliajt, sikurse veproi me ish drejtuesen e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, duke e liruar nga arresti shtëpiak.

Sipas gazetarës, një vendim pro i GJK për Veliajn, do t’i jepte atij mundësinë për të vijuar më tej deri në Strasburg nëse mbetet në qeli.

“GJK nuk është se do ta lirojë Veliajn, sepse ajo merret me kushtetueshmërinë e vendimit. Pra nëse është zbatuar drejt ose jo ligji, por vendimi është i rëndësishëm. 8 anëtarët e Gjykata Kushtetuese panë argumentet pro e kundër dhe në një moment të dytë do të japin vendimmarrjen në lidhje me rastin në fjalë. Gjykata Kushtetuese mund të thotë nëse do të jetë në favor të Erion Veliajt, që masa ka qenë joproporcionale, po kjo nuk sjell lirimin e menjëhershëm. Nëse rrëzohet, Veliaj ka mundësitë dhe rrugët për të kërkuar në forma të tjera duke shfrytëzuar hapësirat ligjore për të lehtësimin e masës së sigurisë. Në Gjykaten e Lartë është një tjetër rekurs për Velian, për shfuqizimin e masës së sigurisë.

GJL do ta shqyrtojë pas një vendimi unifikues të Kolegjeve të Bashkuara që ndryshuan praktikën e caktimit të masave të sigurisë. Që mund të shërbejë si model edhe në të ardhmen, zoti Veliaj kam përshtypjen se është më i interesuar për vendimin e GJL, vendimi i GJK mund të jetë një bonus për të shkuar në Strasburg. Për herë të parë do të kemi nga GJL një vendim që mund të shërbejë në të ardhmen. Vendimi i GJK mund të jetë një bonus në derën e tij për të shkuar më pas në Strasburg. GJL, po të marrim rastin Karcanaj, vendosi shfuqizimin e masës së arrestit në shtëpi, dhe e njëjta gjë mund të ndiqet edhe për zotin Veliaj.

Ai ka një proces të gjatë. Do të dëgjohen dëshmitarë e do të debatohen provat. Veliaj ka kërkuar një proces të hapur, që të transmetohet live, por të pandehurit e tjerë nuk e pranojnë këtë gjë. Nuk duhet të ketë kafaz prej xhami, nëse do më pyesni si juriste, por nëse do më pyesni si gazetare, ato hekura dhe tani xham aty kanë qenë, dhe sot kur u prek politika ka reagim. Me interes është; a ka kryer korrupsion Veliaj? Kjo është çështja”, tha ajo.


Shtuar 20.05.2026 15:33

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler