Protesta për gjuhën shqipe në Shkup, arrestohen tre studentë shqiptarë

Mijëra studentë shqiptar janë mbledhur pasditen e sotme në Shkup, ku po zhvillojnë protestë për të kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Sipas burimeve për media, është raportuar se tre studentë janë arrestuar nga policia maqedonase.

Të lidhura

None found

Nën moton “Bashkohuni me studentët të gjithë me një zë”, protestuesit po marshojnë me pankarta dhe thirrje në mbështetje të drejtave gjuhësore dhe barazisë qytetare.

Ndërsa organizatorët theksojnë se protesta që po zhvillohet nuk është kundër askujt, por synon mbrojtjen e gjuhës shqipe dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë.

Sipas tyre, kërkesa kryesore është që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.


Shtuar 18.05.2026 18:18

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingmatbet