Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjën e tij për skuadrën e Trabzonspor duke i siguruar ekipit të tij finalen e Kupës së Turqisë me një gola spektakolar.
Në ndeshjen gjysmëfinale në transfertë ndaj Gençlerbirligi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, në minutën e 92-të të sfidës, mori topin në të majtën dhe lëshoi një gjuajtje spektakolare e cila përfundoi në trekëndëshin e largët të portës së ekipit vendas.
Të lidhura
None found
VIDEO E GOLIT
Ky gol vulosi suksesin 2-1 dhe çoi Trabzonsporin në finalen e Kupës, duke i dhënë mundësinë ekipit për një tjetër trofe.
