Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka kritikuar mungesën e kandidatëve në garën për kryetar të Partisë Demokratike.
Fevziu tha se kandidatët që shprehën dëshirën për të garuar, duhet të ishin lejuar, pasi gara i vetëm nuk ka kuptim në demokraci.
Të lidhura
None found
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Tani ka arritur që në PD, dolën disa kandidatë, por nuk u lejua garë. Është shpallur si tip referendum tani, a e doni Berishën? Ai ta pranojë Salianjin, të futet në garë, edhe pse nuk e rrezikonte..
Blendi Fevziu: Mendoj se gara duhet të ishte me disa kandidatë. Garë i vetëm nuk ka sens në demokraci. Kam patur bindje që në PD, konkurrenca dhe gara i bën mirë, nuk e dobëson.
Ylli Rakipi: Jemi në vitin 2026 dhe doktori do të rikonfirmohet për mandate 4 vjeçar deri në 2030 dhe do të jetë kandidat për kryeminisër në vitin 2029.
Blendi Fevziu: Nuk e dimë këtë.
Ylli Rakipi: Nuk ka burrë tjetër të vijë.
Blendi Fevziu: Mendoj se Berisha duhet të ketë rolin e liderit historik dhe të ketë kandidat tjetër. Për këtë mendoj se duhet garë, jo të caktohet njeri.
Ylli Rakipi: Ja ku kemi, përveç Salianjin, ishte edhe Mereme Sela kandidate. Doktoreshë, sepse kjo parti ka shumë doktorë.
Blendi Fevziu: Nuk po konkuron për drejtoreshë spitali?
Ylli Rakipi: Jo për PD-në po konkurron ajo.
Blendi Fevziu: E cmendura N (personazh fiction), çfarë do të thoshte në këtë rast?
Ylli Rakipi: Do të thoshte, dilni të gjithë se këtu jam unë.
Blendi Fevziu: Po të vinte e cmendura N në vitin 2026, do të tmerrohej.
Ylli Rakipi: Komplet.
