Gazetari Artan Hoxha, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për dhunimin e Sokol Tomës në autostradën e Mamurrasit, u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë tipike mafioze e viteve të fundit në Shqipëri.
Ai u shpreh se policia e di se kush e ka bërë këtë akt të rëndë, por po pret që ta thotë viktima e sulmit të rëndë.
Të lidhura
None found
“Kjo është ngjarje tipike mafioze e viteve të fundit. Si e libanezit që e rrahën te Gjiri i Lalzit. Ky ka qenë zyrtar i hipotekës dhe ka marrë një dënim për një ndërtim te Rana e Hedhun.
Për këtë s’po fliste njeri, as Qytetari Digjital. Sot foli kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, pastaj PD-ja Lezhë.
Duke mos reaguar policia, është shumë e rëndë që kapet njeri në austosradë dhe e çuan te Spitali i Traumës. E kanë gjumtuar që të vuajë. E kanë kapur në austradë ku ecet me shpejtësi shumë të madhe dhe kanë patur kohë t’i hyjnë me shkop bejsbolli dhe në atë vend nuk ka kamera.
Zotëria shpresojmë t’ia hedhë dhe të japë deklarimet.
Është përfaqësues politik. Ka qenë zyrtar i rëndësishëm në bashki te hipoteka. Nuk është i panjohur, sikur s’ka autoritet.
Edhe sot Kryetari i bashkisë u kujdes që të thotë se është lënduar te veshi dhe jo pse e kanë dhunuar.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe ende nuk ka nga policia se nëse është shpallur kush në kërkim. Policia e di kush e ka bërë, por po pret ta thotë viktima. Por pas 48 orësh ata që e kanë bërë, kanë ikur në Novi Sad, ose ja ku është kufiri me Malin e Zi.
Qarku i Lezhës ka ngjarje shumë të rënda, siç u vra çifti pra pak kohësh.
Veprimi krijon panik të madh sepse nuk kanë patur qëllim ta vrasin, por ta dëmtojnë”- tha Hoxha.
