Çfarë po ndodh në romancën e Jasir Asanit? Ylli i Kombëtares shqiptare zhduk fotot me partneren nga rrjetet sociale!

Që nga momenti kur e publikuan këtë histori dashurie, dyshja ka qenë shumë e ndjekur në këtë raport. Në daljet e tyre publike, të dy kanë folur për nisjen e kësaj romance dhe për ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin.

Por kjo histori, si çdo tjetër ka pasur uljet dhe ngritjet e saj. Ishte fiks një vit më parë, kur shkruam për ndarjen e këtij çifti.

Të lidhura

None found

Pas postimeve plot dashuri, në të dyja llogaritë ra heshtja, duke larguar edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Ajo që dukej si një ndarje, në fakt ka qenë një krizë, që shpejt është riparuar. Por pas një viti, historia përsëritet. Aktualisht, futbollisti i ka hequr postimet me partneren nga rrjetet sociale.

Dyshja kishte disa foto së bashku, ku sot mungojnë në llogarinë e “Instagram”- it të Asanit. Sakaq, Giota, nuk është më në listën e ndjekësve të tij. Madje ajo mesa duket e ka mbyllur llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Jasi Asani rreth dy vite më parë zbuloi për herë të parë se është i dashuruar.

I pyetur në një intervistë se a i shkruajnë më shumë vajza tani, futbollisti tregoi se tashmë numri i femrave që i dërgojnë mesazhe është rritur.

“Janë rritur goxha shumë”, – tha ai. “Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?”, – e pyeti moderatorja, ndërsa Asani tregoi: “E mbyllur”.

Futbollisti tregoi se është në një lidhje dashurie, teksa tha se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është nga Tirana por nuk është një personazh i njohur shqiptar./Panorama Plus

Shtuar 9.05.2026 11:26