Asteroidi 2024 YRA “godet” Tokën?! Shkencëtarët parashikojnë datën e përplasjes…

Agjencia hapësinore NASA po ndjek nga afër asteroidin 2024 YR4, një trup qiellor i klasifikuar si Objekt Pranë Tokës (NEO). Sipas të dhënave shkencore, asteroidi ka një diametër të vlerësuar nga 40 deri në 90 metra dhe konsiderohet pjesë e objekteve shkëmbore që do “kalojnë” periodikisht pranë orbitës së planetit tonë.

Sipas matjeve të shkencëtarëve ekziston një probabilitet shumë i vogël që asteroidi të “përplaset” me Tokën më 22 dhjetor të vitit 2032. Megjithatë, ata theksojnë se ky rrezik mbetet i ulët dhe është në proces të vazhdueshëm rishikimi. Gjatë matjeve fillestare probabiliteti i përplasjes ishte më i lartë, por u ul ndjeshëm me mbledhjen e të dhënave të reja dhe përmirësimin e llogaritjeve orbitale.

Të lidhura

None found

Sipas standardeve ndërkombëtare, kalimi i pragut me 1% aktivizon protokollet e komunikimit dhe koordinimit mes agjencive shkencore, por kjo nuk nënkupton një kërcënim të menjëhershëm.
2024 YR4 është një objekt qiellor shkëmbor që bën pjesë në grupin e NEO-ve (Near-Earth Objects). Trupa të tillë “monitorohen” vazhdimisht për shkak të mundësisë, edhe pse të ulët, për afrime të rrezikshme me Tokën.

NASA dhe rrjete ndërkombëtare teleskopësh përdorin sisteme të avancuara vëzhgimi dhe modele kompjuterike për të përditësuar vazhdimisht trajektoren e këtyre trupave. Sipas modeleve shkencore, një objekt me këtë madhësi ka shumë gjasa të shpërbëhet në atmosferë , përpara se të arrijë sipërfaqen e Tokës. Në shumicën e skenarëve, ndikimet do të ishin lokale dhe të kufizuara në Tokë, kryesisht të tipit si thyerje xhamash ose dëme të vogla materiale.

Në skenarët më ekstremë, kur objekti është në kufirin e madhësisë më të madhe të përcaktuar, mund të shkaktohen dëme më të mëdha, nëse shpërthimi ndodh mbi zona të populluara. Asteroidi po ndiqet përmes programeve globale të vëzhgimit të NEO-ve, të cilat janë në përditësim të vazhdueshëm mbi të dhënat e orbitës, duke krijuar matjet të reja. Shkencëtarët vënë theksin se përditësime të tilla janë normale dhe shihen si pjesë e procesit standard të vlerësimit të rreziqeve të mundshme hapësinore, pa u paraqitur si ndonjë “alarm” i menjëhershëm për Tokën.


Shtuar 5.05.2026 15:55