Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Motori godet nga pas makinën, “fluturon” në ajër pasagjeri (EMRI+VIDEO)

Mesditën e kësaj të hëne rreth orës 12:25, 4 maj 2026, një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Berat-Dimal në fshatin Otllak.

Sipas informacioneve të para, një 45-vjeçar me motor, është përplasur me një automjet tip BMW, që drejtohej nga një 34-vjeçare.

Të lidhura

None found

Për pasojë, pasagjeri që ndodhej në motor ka “fluturuar” dhe është përplasur në rrugë duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 54-vjeç, ndërkohë që drejtuesi i motorrit Alban Gajda, 35-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë hetimet për të konkluduar në shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi A. G., 45-vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen D. M., 34-vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. A., 54-vjeç, ndërsa është dëmtuar drejtuesi i tij, shtetasi A. G., i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.05.2026 13:56