Videot virale në “TikTok”: KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të kryegjyqtares Kapedani, detyrat që i ngarkon ILD-së

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Ne vendim thuhet se, KLGJ i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas KLGJ, ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

KLGJ gjithashtu i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon. Po ashtu i ka caktuar ILD-së  të dokumentojnë tekstet që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates./albeu.com