U divorcua nga bashkëshortja, avokati Saimir Vishaj reagon me hidhërim: Kjo është vetmia, kur të zë sëmundja, ish-gruaja ikën me vrap

Ditën e djeshme, avokati i njohur Saimir Visha, në një reagim në rrjetet sociale, ka publikuar lajmin se është divorcuar me bashkëshorten e tij në Gjykatën e Tiranës.

Vishaj tregon si e ka përjetuar divorcin, teksa shprehet se ndihet i vetmuar.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, avokati përmend edhe sëmundjen e rëndë me të cilën e fitoi betejën, teksa thotë se, “ish-gruaja iku me vrap duke e lënë në vetmi”.

Reagimi i Vishajt:

“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemrin Vishaj, por ç’do, sot mamaja e djemve u divorcua nga Gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj.

Ja pra, kjo është vetmia: që kur të zë një sëmundje, ish-gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vjet që bashkëjetonte. Kur ishim mirë, s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…”, – shkruan Vishaj.


Shtuar 1.05.2026 12:31