Në ambientet e Ferma VIP ku debatet dhe rrëfimet mes banorëve shpesh kthehen në temë diskutimi edhe jashtë shtëpisë, së fundmi është veçuar një bisedë me tone krejt pozitive për Kosovën.
Mimoza Ahmeti dhe Malbora Gurra kanë ndarë vlerësime të larta për zhvillimin dhe kulturën shoqërore.
Të lidhura
None found
Malbora u ndal te ndryshimet e mëdha që, sipas saj, Kosova i ka arritur brenda një periudhe të shkurtër, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës janë shumë të përgatitur dhe të avancuar në disa drejtime, edhe pse kanë kaluar vetëm pak më shumë se 20 vjet nga lufta.
Ajo veçoi veçanërisht përparimin në arkitekturë, standardin e hoteleve, si dhe cilësinë e restoranteve dhe të ushqimit.
Nga ana tjetër, Mimoza e solli fokusin te aspekti social, duke e vlerësuar lart emancipimin e grave dhe vajzave në Kosovë.
Poetja u shpreh e impresionuar nga liria e tyre, duke thënë se kjo liri ‘të trondit’ në kuptimin më të mirë të fjalës.
Sipas saj, vajzat atje kanë një ‘shkujdesje’ të bukur ndaj jetës, por në të njëjtën kohë tregojnë kujdes të madh për veten, çka, siç nënvizoi, lidhet me një frymë liberalizimi dhe mendjehapjeje.
