VIDEO/ Gara për Bashkinë Tiranë, Erion Braçe reagon ashpër: Kur shoh që nxjerrin të pavërteta, sajojnë…

Deputeti Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj disa shkrimeve të publikuara në media, se ai është tërhequr nga gara për Bashkinë e Tiranës, duke iu referuar qëndrimeve që socialisti ka mbajtur në mbledhjen e së shtunës, në Asamble.

Braçe akuzon në qëndrimin e tij, edhe anëtarë të Asamblesë së PS, që sipas tij nxjerrin gjysmë të vërteta në media, dhe nuk zbatojnë rregullin e mbledhjes me dyer të mbyllura.

Të lidhura

None found

Në fjalën e tij të gjatë, Braçe lë të kuptohet se do të qëndrojë në garë për Bashkinë e Tiranës, në rast se PS bën një garë të brendshme ku emri përzgjidhet nga anëtarësia dhe jo nga drejtuesit politik.

“Për mbledhjen e Asamblesë së PS, unë nuk kam folur, sepse zbatoj ca rregulla, që nuk nxjerr asnjëherë se çfarë thuhet aty brenda në publik, as për fjalët e mia nuk e kam bërë këtë. Por kur shoh që pisa nga aty brenda nxjerrin të pavërteta, sajojnë togfjalësha, natyrisht që duhet të flas.

Për çështjen e kandidimit në Bashkinë e Tiranës, unë kam të njëjtin qëndrim, skam ndryshuar asgjë, kam kërkuar proces politik që përfundon me zgjedhje në anëtarësinë e PS. Të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, këtë kam thënë dhe në Asamble, që nuk është nevoja ime, por është nevoja e Partisë Socialiste.

Që të ndryshojë mënyrën e vednimmarjes, kam kërkuar process politik, process të qartë politik që përfshin socialistët. Se unë që jam çdo ditë në terren, dhe jo pisat, kam parë që socialistët ndihen të harruar. Ndjehen të lënë mënjanë, ndihen të papyetur, dhe natyrisht që pa mundësinë për të marrë vendime.

Referuar dhe asaj që kryetari tha atje, që ministrat i cakton ai, por kandidatët për kryetarë bashkie i vendosin drejtuesit politikë. Dhe unë kam bërë një pyetje po aty, po socialistët kur vendosin?

Dhe për çfarë vendosin, në referencë të kësaj kam kërkuar një garë legjitime. Në një proces të tillë, unë do të jem pjesë, afërmendsh, unë nuk kam ambicie që të jem pjesë e një procesi të njoftimit të një emri, qoftë ky dhe emri im”, thotë Braçe në reagimin e tij.

Prej disa muajsh, Braçe është shprehur se do t’i qëndrojë deri në fund projektit të tij për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, por duket se në rast se kandidati do të zgjidhet nga drejtuesit politik të qarqeve, planët e tij do të mbeten thjesht në letër.

 


Shtuar më 16.11.2026 12:46

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet