Dosja “Partizani”/ Balla përfundon dëshminë: I qëndroj kallëzimit tim, shpresoj të thirrem edhe për “21 Janarin”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Partizani”, e cila zgjati gati 3 orë. Gjatë një prononcimi për mediat, Balla u shpreh se i qëndron kallëzimit të tij.

Balla tha se shpreson që të thirret edhe për “21 Janarin”, pasi ka qenë i pranishëm në protestë. Në fund ai tha se beson se drejtësia do të marrë vendimin e duhur për ktë çështje.

Taulant Balla: Është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Unë uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë te gjithkush. Unë nuk jam nga ata persona që kam bërë një kallëzim penal në një emër tjetër, unë e kam bërë në emrin tim dhe i qëndroj deri në fund. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kompleksi Partizani, sot janë 17 kulla. Uroj shumë që ditët në vijim, të jem këtu edhe për një kallëzim tjetër, që ka të bëjë për ’21 Janarin’. Shpresoj shumë që edhe për këtë çështje të jem i thirrur si dëshmitar, sepse kam qenë i pranishëm në protestë. Unë nuk do të bëj asnjë citim të çështjeve që kam bërë në gjykatë. Besoj shumë që kjo çështje të marrë vendimin e duhur nga drejtësia.


Shtuar 30.04.2026 16:24

Tags: , ,