Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka pranuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg.
Adriatik Llalla, u shpall fajtor në vitin 2021 për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri raste.
Të lidhura
None found
Përveç dënimit me burg, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi t’i ndalojë për 5 vite ushtrimin e funksioneve publike.
Po ashtu, pasuria e tij u kalua në favor të shtetit, konkretisht 4 sipërfaqe toke me një total prej 22 mijë metra katrorësh dhe 1 apartament në Durrës.








