Në reagimin e tij në rrjete sociale, deputeti socialist, Erion Braçe, i cili ka shprehur edhe ambicien për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, ka ndarë një video nga një stacion transporti publik, ku qytetarë të shumtë presin për të marrë autobusin.
Videoja është bërë në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, ku shihet një radhë e gjatë e qytetarëve që presin për të marrë autobusin.
Të lidhura
None found
Deputeti socialist kritikon situatën e transportit dhe menaxhimin e shërbimeve në kryeqytet. Ai thekson se, pavarësisht se politika duket e mirë, zbatimi në praktikë është skandaloz dhe i papërshtatshëm për qytetarët.
Braçe vë në dukje edhe mungesën e ujit dhe mbingarkesën në shërbime, duke kërkuar një sistem krejt tjetër.
Reagimi i plotë:
L I V E: TEK STACIONI I TRENIT, RRADHA STËRZGJATË JO PËR TRENIN, PËR AUTOBUSIN – SHIHENI!
Këta të huajt para meje u shastisën; gjermanë këta, ju dukemi si vetja në radhë, të disiplinuar, por këta s’kanë radhë!
NUK DI POR POLITIKA ËSHTË SHUMË E MIRË, ZBATIMI ËSHTË SKANDALOZ, TA THEM SI E MENDOJ – POSHTËRUES!
“He Erion, e shikon?” – është fiks shpulla e merituar surratit!
Uji që këtu nuk është NUK MJAFTON!
DUHET SISTEM KREJT TJETËR!
