Trump nuk dërgoi Witkoff dhe Kushner në Pakistan/ Ministri i jashtëm iranian i lumtur: Ishte vizitë e frytshme me përpjekje vëllazërore për të rikthyer paqen

Pasi Trump, anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij në Islamabad të Pakistanit, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, thotë se pati një “vizitë shumë të frytshme në Pakistan”, pavarësisht se nuk u takua me negociatorët amerikanë.

“Vizitë shumë e frytshme në Pakistan, shërbimet e mira dhe përpjekjet vëllazërore të të cilit për të rikthyer paqen në rajonin tonë i vlerësojmë shumë. Ndamë qëndrimin e Iranit në lidhje me një kornizë të zbatueshme për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës kundër Iranit. Ende nuk kemi parë nëse SHBA-të janë vërtet serioze në lidhje me diplomacinë”, shkroi Araghchi në X.

Të lidhura

None found

Menjëherë pasi Araghchi publikoi deklaratën e tij, agjencia iraniane e lajmeve Farsna raportoi se ministri i jashtëm mbërriti në Muscat të Omanit për t’u takuar me udhëheqjen e Omanit.

Kujtojmë se më herët Trump lajmëroi se anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij në Islamabad të Pakistanit, ku një delegacion amerikan supozohej të punonte me homologët iranianë drejt një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës SHBA-Iran.

Bazuar në raportimin e CNN Trump është shprehur: “Ua kam thënë njerëzve të mi pak kohë më parë se po bëheshin gati të niseshin dhe unë u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të ndenjur ulur e për të folur për asgjë.’”


Shtuar 25.04.2026 20:27

Tags: ,