Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina mund të përballet me rrezik në rritje në sigurimin e sistemeve mbrojtja raketore nga SHBA në rast se lufta në Iran vazhdon për një kohë të gjatë.
Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se Ukraina mori një numër të kufizuar armësh të tilla sepse prodhimi amerikan ishte i kufizuar, por deri më tani nuk ka pasur ndërprerje në furnizimet ose furnizimin e inteligjencës.
Të lidhura
None found
Mediat shkruajnw se presidenti ukrainas sqaroi se vendi i tij ishte në gjendje të siguronte armë amerikane përmes programit PURL, sipas të cilit vendet e NATO-s mund të financojnë blerjen e armëve për Kiev.
“Përmes këtij programi, ne mund të blejmë raketa anti-balistike për sistemet Patriot dhe disa armë të tjera, gjë që është shumë e rëndësishme për ne. Dhe sigurisht, duke pasur parasysh sfidën e madhe për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe Iran, të gjitha këto paketa janë në rrezik”, tha Zelensky.
Zelensky përsëriti se Ukraina po u ofron vendeve të Lindjes së Mesme njohuritë që ka grumbulluar pas katër vitesh luftë gjatë së cilës po merret me dronët e lëshuar nga Rusia, të cilët janë kryesisht iranianë.
