Shkelje e plotë e marrëveshjes së armëpushimit! Trump i ashpër me Iranin, paralajmëron fundin e vendit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ditën e sotme, ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit në Ngushtica e Hormuzit dhe tensioneve mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran.

Nëpërmjet një postimi të ndrë në rrjet, akuzoi Teheranin për hapje zjarri në Ngushticë, duke e cilësuar veprimin si “një shkelje të plotë të marrëveshjes së armëpushimit”, raporton Al Jazeera.

Të lidhura

None found

Më tej presidenti amerikan pretendon se disa nga të shtënat kishin në shënjestër një anije franceze dhe një anije tregtare me flamur britanik.

Po ashtu Trump bëri me dije se përfaqësues të tij do të udhëtojnë drejt Islamabad, në Pakistan, për të zhvilluar negociata lidhur me situatën.

Duke komentuar deklaratat e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump e cilësoi këtë një veprim paradoksal, duke pretenduar se zona është tashmë e bllokuar nga SHBA e situatë po i shkakton Iranit humbje ekonomike prej rreth 500 milionë dollarësh në ditë.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Trump shkroi se “është koha për t’i dhënë fund makinës iraniane të vdekjes”, duke shtuar se do ta konsideronte një nder ndërmarrjen e veprimeve që , sipas tij, duhej të ishin realizuar prej kohësh.


Shtuar 19.04.2026 16:17

Tags: ,