Policia e Tiranës, ka arrestuar një 36-vjeçar në zonën e Laprakës, i cili dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri dhe më pas ka dhënë deklarime të rreme për ngjarjen.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. H., 36-vjeç, pasi një ditë më parë dyshohet se është vetëplagosur brenda automjetit të tij me një armë zjarri që e posedonte pa leje.
Të lidhura
None found
Gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai ka pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër, duke bërë kallëzim të rremë, sipas Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
