Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sanliurfa, në Turqia, ku një person i armatosur hyri në një shkollë të mesme profesionale në zonën e Siverekut dhe hapi zjarr.
Si pasojë, të paktën 16 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe nxënës. Sipas informacioneve, të paktën shtatë nga të lënduarit janë nxënës të shkollës.
Të lidhura
None found
Autori, një ish-nxënës i lindur në vitin 2007, qëndroi për disa momente brenda ambienteve të shkollës.
Ka pasur dyshime se ai mund të ketë mbajtur edhe nxënës peng. Pas ngjarjes, ai i dha fund jetës.
Forca të shumta policie dhe njësi speciale rrethuan menjëherë zonën dhe nisën operacionin për neutralizimin e situatës. Shkolla u evakuua dhe nxënësit u larguan me urgjencë.
Nga dëshmitë në vendngjarje, mësohet se autori hyri nga dera kryesore dhe nisi të qëllonte në mënyrë të pakontrolluar, fillimisht jashtë dhe më pas brenda shkollës.
Paniku ishte i madh dhe disa nxënës u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar të shtënave.
Të plagosurit morën ndihmën e parë në vend dhe më pas u dërguan në spital. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
🚨🇹🇷 Türkiyənin #Şanlıurfa əyalətinin Siverek rayonunda məktəbə silahlı hücum olub
Belə ki, silahlı şəxs tüfənglə yeddi nəfəri yaralayıb. Şəxsin bir neçə şagirdi girov götürdüyü deyilir.
Hadisədən sonra əraziyə çoxsaylı tibb işçiləri və xüsusi polis qüvvələri cəlb edilib.… pic.twitter.com/VHw8Tdnit5
— APA İnformasiya Agentliyi (@APA_agentliyi) April 14, 2026
