“Prokurori nuk mund të marrë rolin e Zotit”, Bushati pro kufizimit të paraburgimit: Balluku, më mirë në liri sesa t’i shkelen të drejtat

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për rishikimin e GJL për masat e sigurisë “arrest me burg”.

Bushati tha se është pozitive që po flitet për këtë çështje, pavarësisht se Edi Rama ka qëllim të shpëtojë të vetët nga paraburgimi. Bushati deklaroi se do të preferonte që një person i dyshuar të jetë i lirë, sesa t’i shkelen të drejtat dhe prokurori të marrë rolin e Zotit.

Të lidhura

None found

“Nëse sheh sfondin apo kuadrin e përgjithshëm, është çështje që do të ngjallte dyshime. Kush janë? Këto që thotë opozita, që kur u vu në lojë koka e Ballukut, këtë temë politikisht e ngriti Rama, duke thënë po bëhet nami jemi delja e zezë e Evropës për paraburgimet. Hamendësimi, siç mund të thonë, Bushati nesër mund të bëhet vrasës… Ka të drëjtë ta bëjë kushdo hamendësimin, por fakti që kjo çështje po diskutohet, pavarësisht se mund të kemi paranojën se lirohet Balluku, është gjë e mirë.

Edhe me çmimin e lirimit të Ballukut nesër, duhet të jemi të vëmendshëm që çdo të paraburgosuri të mos i shkelen të drejtat.

Sot në GJL diskutohej, që jo vetëm të thuhet që ky përbën rrezik, por të arsyetosh pse ky nuk duhet të marrë një masë më të lehtë, pse nuk duhet ti vënë atë te kavilja, arrest në shtëpi, e me rradhë.

Unë them që një njeri i dyshuar më mirë të jetë i lirë se në burg. Cilido të jetë shqetësimi i opozitës, qëllimi perfid i Ramës, fakti që kjo çështje po diskutohet është një e mirë publike. Duhet të mësohemi, që njerëzit nuk shkojnë në burg kot, se një prokuror merr rolin e Zotit dhe thotë për dyshimet e mia, në burg! Kjo duhet të mbarojë”, tha Bushati.


Shtuar 9.04.2026 22:06