Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë dramatike lidhur me situatën në Iran, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të ndryshimeve politike atje.
Në një mesazh të fundit në rrjetet sociale, ai paralajmëron se një civilizim i tërë sonte do të zhduket.
Të lidhura
None found
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, dhe nuk do të mund të rikthehet kurrë më. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku sundojnë mendje më të zgjuara dhe më pak radikalizuar, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme. Kush e di? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite shantazhi, korrupsioni dhe vdekjeje, do të përfundojnë së fundmi. Zoti e bekoftë popullin e madh të Iranit!”, ka shkruar ai në Truth Social.
Ndërkohë, 79-vjeçari kërcënoi ditë më parë se do të godasë urat, termocentralet dhe rrjetin elektrik të Iranit nëse Teherani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit – një pikë kyçe tregtare dhe strategjike në Gjirin Persik.
Trump tha se shpërthimi i këtyre objektivave do të jetë masa e radhës dhe se Irani do të “jetojë në ferr” nëse nuk pranon kërkesat e SHBA-së.
Ai ka vendosur afate të shumta kohore për Iranin që të pranojë kërkesat diplomatike – duke ndryshuar disa herë datat për zbatimin e këtyre kërcënimeve.
