Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, është paraqitur sot në SPAK. Siç shihet në pamje, Bici ishte e vetme teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa ka dalë që aty pas rreth dy orësh.
Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në SPAK.
Dallëndyshe Bici, u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.
Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

