Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani: Ne kemi sulmuar një anije luftarake amerikane

Irani ka njoftuar se ka shënjestruar një anije luftarake amerikane, duke pretenduar se sulmi kishte rezultuar në largimin e saj në një distancë më të madhe nga zona e operacioneve. Sipas një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Fars, objektivi thuhet se ishte USS Tripoli, një anije zbarkuese e operacioneve amfibe e tipit LHA-7.

Mediat shkruajnë se pala iraniane pretendon se sulmi u krye me raketa, të cilat e detyruan anijen të lëvizte më thellë në jug të Oqeanit Indian. Megjithatë, ata nuk dhanë detaje për kohën ose vendndodhjen e saktë të incidentit.

Të lidhura

None found

Kujtohet se Komanda Qendrore e SHBA-së kishte njoftuar se USS Tripoli, i cili po transporton avionë transporti dhe luftarakë, mbërriti në Lindjen e Mesme më 27 mars, duke forcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me pretendimin e Iranit për një sulm ndaj kësaj anijeje luftarake.


Shtuar 6.04.2026 19:32

Tags: , ,