Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte thënë se Irani nuk mund të bënte asgjë në lidhje me avionët amerikanë që operonin mbi territorin e tij dhe se mbrojtja e tij ajrore ishte dobësuar ndjeshëm.
BBC shkruan se, rrëzimi i F-15 ka qenë një goditje dhe situata mund të përkeqësohet nëse kapet oficeri i sistemeve të armëve. Garda Revolucionare e Iranit thuhet se ka rrethuar një zonë të madhe dhe ka filluar kërkimin për pilotiun e zhdukur amerikan, duke e shndërruar këtë në një garë me rreziqe të larta në tokë midis dy kundërshtarëve.
Të lidhura
None found
Presidenti Trump ka thënë se humbja e avionit nuk do të ndikojë në negociatat me Iranin, por ai ka postuar një kujtesë për afatin e tij më të fundit të 6 prillit që Teherani të bjerë dakord për një marrëveshje, të rihapë ngushticën e Hormuzit ose të përballet me shkatërrimin e centraleve të tij elektrike.
