I kishe çarçafët për faqe të zezë, Brikena mërzitet nga fjalët e Mateos dhe largohet

Brikena dhe Mateo e kanë nisur ditën me puthje dhe përqafime në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Teksa banorja ndodhej te dhoma e grimit, ai ka shkuar për t’i thënë mirëmëngjes.

Më pas ai e pyeti a fjete mirë dhe shton “o drita ime”.

Të lidhura

None found

Mateo nuk e la me kaq dhe në një moment i thotë se i kishte çarçafët pis.

“E di që i kishe çarçafët për faqe të zezë, kllëfin e jastëkut. T`i kam ndërruar”, tha ai, ndërkohë Brikena çohet me nerva dhe largohet nga dhoma e grimit.

Ndërsa ajo po ikte, banori e pyet: “Ça ke”? – dhe banorja nuk iu përgjigj.

“Ua nuk bën dot një batutë se nxehet direkt”, vijon duke thënë Mateo pasi Brikena ishte larguar.

Kujtojmë se raporti i dy banorëve ka patur mjaft ulje dhe ngritje në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” që nga dita që Mateo u bë pjesë e reality show-t.

Kujtojmë se Brikena dhe Mateo, njiheshin që jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe janë takuar.


Shtuar 3.04.2026 08:43

Tags: ,