EMRI/ Trupi i të moshuarit gjendet i pajetë brenda banesës në Korçë, ka plagë në trup, dyshohet se…

Ditën e sotme (2 prill) në Korçë, trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë. Burime policore thanë se viktima është një 78-vjeçar, i identifikuar si Gëzim Vija, i cili është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij në fshatin Bulgarec.

Dyshohet se 78-vjeçari ka shenja dhune në trup, ç’ka ka sjellë vdekjen e tij.

 

 

Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes, pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Dyshimet nga grupi hetimor janë që i moshuari është goditur me send të fortë, pasi ka pasur plagë në trup.

 

 

Në pamjet e siguruara nga “Panorama”, shihet policia në vendngjarje, grupi i ekspertëve, prezenca e hetuesve, banorëve dhe familjarëve.

pas veprimeve, ekspertët kanë nxjerrë dhe trupin me barelë, duke e përcjellë për në morg.

Ende po bëhet këqyrja paraprake, ndërsa më e detajuar do të bëhet në morgun e spitalit të Korçës nga ekspertët.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në zonë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e vdekjes.


Shtuar 2.04.2026 12:30