Pas një pauze, formati i dashur për publikun “Big Brother VIP Radio” është rikthyer sërish në valët e Top Albania Radio, duke sjellë më pranë dëgjuesve emocionet, dinamika dhe rrëfimet e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Këtë herë, produksioni kishte menduar një risi interesante: ngritjen e një studioje radiofonike brenda vetë shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku banorët patën mundësinë të zhvillonin intervista të drejtpërdrejta, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi eksperiencën e tyre, marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe sfidat që po përjetojnë gjatë qëndrimit në lojë.
Një nga panelet më të komentuara ishte ai i moderuar nga Miri dhe Seli, të cilët intervistuan banorin Rogert. Gjatë bisedës, ai u shfaq i hapur dhe emocional, duke ndarë me publikun jo vetëm synimet e tij në lojë, por edhe planet për jetën jashtë shtëpisë.
Të lidhura
None found
Rogert theksoi se motivimi i tij kryesor për çmimin e madh është djali i tij, për të cilin dëshiron të sigurojë një të ardhme më të mirë financiare.
“Lekët i dua vetëm për djalin, që t’i ketë në bankë dhe t’i përdorë pasi të bëhet 18 vjeç,” – u shpreh ai, duke treguar anën e tij më të ndjeshme si prind.
Përveç kësaj, ai zbuloi edhe ambiciet e tij artistike, duke deklaruar se ka talent në disa fusha dhe dëshiron të ndërtojë një karrierë në gazetari, muzikë dhe aktrim. Madje, nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi muzikor me grupin e njohur West Side Family, duke shtuar se këto janë talente që deri më tani kanë mbetur të fshehura për publikun.
Një tjetër deklaratë që tërhoqi vëmendje ishte vendimi i tij për të mos u rikthyer më në Angli, por për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.
“Nuk dua të kthehem më në Angli, dua të rri në Shqipëri. Shpresoj të arrij diçka në vendin tim,” – tha ai.
