Shkrimtarja Rita Petro ka reaguar publikisht për futjen e Mimoza Ahmetit në programin televiziv “Ferma VIP”, duke e cilësuar atë si një figurë të lirë, rebele dhe autentike. Petro ka shprehur mallin për takimet e tyre plot energji dhe aktivitetet e librit, por i ka uruar Ahmetit që të qëndrojë sa më gjatë në garë dhe të dalë me fitore.
Në reagimin e saj, Rira Petro e përshkruan Mimoza Ahmetin si një lidere të brezit rebel që provoi diktaturën, por nuk u nënshtrua kurrë skematizmit. Ajo e vlerëson për humorin inteligjent, ironinë e hollë dhe guximin për të mos bërë kompromis me pushtetet absolute.
Të lidhura
None found
Petro e mbyll reagimin me fjalët e forta: “Je bio kokë e këmbë, bukuria jote është bio, o ti vajzë e përhershme, o ti goca moderne që vije me opinga në fakultet. Të dua!”
“Moza, ndonëse do të më marrë malli për takimet plot adrenalinë dhe aktivitetet tona të librit, uroj të rrish aty sa më gjatë e dalsh me fitore! Kjo shoqëria jonë ka nevojë të qeshë me humorin e mençur dhe jo atë banal, të mos skandalizohet nga kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve, por dhe të vrasë mendjen për atë që nënkuptohet pas tyre, të reflektojë për maskën e hipokrizisë, që ti ua heq me buzëqeshjen ironike dhe tingullin e zërit fantastik. Je lidere e pjesës më rebele të brezit tonë që provoi diktaturën, por nuk ra kurrë viktimë e skematizmit, që nuk bëri kurrë kompromis as dje dhe as sot me rehatinë apo me bindjen ndaj pushteteve absolute. Këndo, kërce, shkruaj, pikturo, dashuro, ironizo, trego ç’të duash, vish ç’të duash, ha si të duash, fli me kë të duash dhe kur të duash, loto, qaj e qesh sa herë të duash. Ti mbetesh Moza që të shkon edhe naiviteti, edhe snobizmi, edhe të bërit sikur…je bio kokë e këmbë, bukuria jote është bio, o ti vajzë e përhershme, o ti goca moderne që vije me opinga në fakultet Të dua!”- shkruan Rita Petro.
