Kombëtares shqiptare të futbollit, pritet që shumë shpejt t’i bashkohet në radhët e saj edhe sulmuesi Luis Hasa. Djaloshi i cili ka përfaqësuar Italinë në ekipet e moshave, ka vendosur që pas shumë vitesh kontakte me FSHF-në, të veshë fanellën e kuqezinjve në vijimin e karrierës së tij.
Një afrim për të cilin mund të ketë ndikuar edhe dëshira e menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson lojtarin nëpërmjet agjencisë së tij, LIAN Sports Group.
Të lidhura
None found
Kompania në fjalë, në vitet e fundit në mënyrë direkte apo indirekte ka filluar të mbledhë një numër të madh futbollistësh shqiptarë nën ombrellën e saj, duke përfaqësuar tashmë shumë lojtarë të Kombëtares kuqezi apo edhe ata që aspirojnë të bëhen pjesë e saj.
Kësisoj, nën kontrollin e Ramadanit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë emra si Bajrami, Ramadani, Uzuni, Berisha, Pajaziti apo edhe Armando Sadiku që kanë veshur rregullisht fanellën kuqezi.
Binjakët Shpendi si dhe Hasa pritet të jenë të radhës, ashtu si edhe talenti Nuredini. Pa harruar këtu se edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, prej një viti përfaqësohet nga “supermenaxheri” i cili mori emër në arenën ndërkombëtare me transferimin e bujshëm të serbit Luka Joviç te Real Madrid në vitin 2019.
FUTBOLLISTËT SHQIPTARË QË MENAXHOHEN NGA LIAN Sports Group
Nedim Bajrami
Myrto Uzuni
Ylber Ramadani
Medon Berisha
Adrion Pajaziti
Luis Hasa
Kristian Shpendi
Stiven Shpendi
Xhoi Nuredini
Redi Kasa
Armando Sadiku
