Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi, është regjistruar në bypass-in e autostradës në Lushnje.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur një 45-vjeçar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Mësohet se ai kishte kaluar barrierën anësore mbrojtëse dhe, pavarësisht përpjekjes së drejtuesit të mjetit për të shmangur përplasjen, aksidenti nuk është evituar.
Si pasojë, 45-vjeçari i cili lëvizte me biçikletë, ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
