Pse bre ka hyrë pa mua, momenti kur Gimbo mëson se Gjesti ndodhet në burg (VIDEO)

Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, moderatori Ledion Liço e informoi DJ Gimbon për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjestin.

Ai i tregoi se reperi ka qenë i përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.

Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.

Lajmi e befasoi DJ Gimbon, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.

“Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.

Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.

Reagimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes, të cilët prej kohësh njihen për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre në skenën muzikore.

 


Shtuar 18.03.2026 07:59

Tags: