Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Lufta do të ketë pasoja globale, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës, do goditen të gjithë

Përmes një reagimi të publikuar në platformën X, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke prekur të gjitha vendet pa përjashtim.

Ai theksoi se; “vala e pasojave globale sapo ka nisur dhe do të godasë të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës”.

Të lidhura

None found

Kreu i diplomacisë iraniane, shoqëroi deklaratën e tij me një kopje të letrës së dorëheqjes së një zyrtari amerikan të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, i cili ka protestuar ndaj zhvillimeve të fundit në konflikt.

Araghchi shprehu gjithashtu kënaqësi për reagimet ndërkombëtare kundër përshkallëzimit të luftës, duke theksuar se gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë, po e konsiderojnë të padrejtë një përballje ushtarake ndaj Iranit.

“Gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po shprehen hapur se lufta kundër Iranit është e padrejtë. Më shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar duhet të mbajnë të njëjtin qëndrim”, u shpreh ai.


Shtuar më 18.03.2026 07:47

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber