Karimi i bie çiftelisë, por ky detaj në instrument mori gjithë vëmendjen

Loredana Zefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në InstaStory.

Reperja publikoi një video ku partneri i saj, Karim Adeyemi, shihet duke i rënë çiftelisë, instrumentit tradicional shqiptar.

Ajo që ra më shumë në sy ishte një detaj i veçantë në instrument, ku ishin të shkruara emrat “Loredana & Karim Adeyemi”.

Ky personalizim i dha videos një prekje të veçantë dhe u bë menjëherë fokusi i ndjekësve.

Në fund të videos, Loredana e shoqëroi postimin me disa emoji që qeshin me lot, duke e bërë momentin të duket spontan dhe plot humor.

Ndërkohë, Karim tregoi se di mjaft mirë t’i bjerë çiftelisë, duke surprizuar fansat me talentin e tij.


Shtuar 10.03.2026 13:47