Parashikimi i motit 26 Shkurt 2026, kthjellime në të gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njoftoi se këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.


Shtuar 26.02.2026 07:41