SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Grupi i PS mblidhet të enjten për vendosur për votimin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, do të mblidhet të enjten në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave për të vendosur lidhur me votimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Mbledhja vjen pas asaj të Këshillit të Imunitetit ditën e hënë, ku socialistët u shprehën se masa e pezullimit nga detyra është e mjaftueshme.

Nga kjo mbledhje, ku të pranishëm ishin edhe Prokurorët e Posaçëm, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, mazhoranca dhe opozita deklaroi se doli me dy raporte.

Pavarësisht fakteve të prezantuara nga prokurorët e SPAK, se Balluku ka intimiduar dëshmitarë dhe se pozita ndaj sa është rënduar duke rrezikuar deri në 35 vite burg, socialistët u shprehën se ndalimi i saj jashtë vendi dhe pezullimit nga detyra është e mjaftueshme.


Shtuar 24.02.2026 13:01