Ditën e sotme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, banori Miri është parë me lot në sy teksa qëndronte në oborr.
Ai përpiqej të fshihte fytyrën me xhup, ndërsa pranë tij ndodhej Alessio, i cili e qëndroi afër në ato momente të vështira.
Gjatë një bisede emocionale, Miri u shpreh se ka një arsye shumë të fortë që vazhdon të qëndrojë në lojë, por se për momentin nuk mund ta zbulojë.
“I kemi hyrë kësaj gjëje… Do ta çojmë deri në fund, sa të kemi takat. Të dorëzohemi para këtyre? Kush është njeriu këtu që kam përballë unë dhe ka vlera kaq të mëdha? Çfarë nuk po kalojmë… të dorëzohemi tani? Para këtyre? T’u lirojmë rrugën këtyre? Ua kisha liruar rrugën unë, kisha ikur në muajin e parë, e kisha bërë unë fitoren time.
Tani p orri për sedër, për inat. Do ta marrësh vesh një ditë. Po ta them vetëm ty që kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu. Kjo arsye më lindi këtu, nuk e kisha në fillim, por lindi gjatë qëndrimit këtu ai hall”, tha Miri.
Këto fjalë të Mirit ka ngjallur kureshtje e publikut se për çfarë e ka fjalën si dhe arsyen që e mban ende në garë.
