Fabio Capello ka dhënë parashikimin e tij për finalen e Euro 2020 midis Italisë dhe Anglisë të planifikuar sonte në një intervistë për mikrofonat e ‘El Larguero’ të Cadena Ser : “Italia dhe Anglia ishin dy ekipet më të mira kombëtare.
Azzurrit performuan mirë. Spanja luajti më mirë se ne dhe kemi vuajtur, ndërsa anglezët luanin në mënyrë spektakolare, si skuadër, duke sulmuar dhe mbrojtur të gjithë së bashku. Italia kundër Spanjës dukej e lodhur, por janë dy skuadra që me pesë zëvendësimet do të luftojnë deri në fund “.