Nga ballkoni i spitalit ku është shtruar, Papa Françesku bekon besimtarët

Papa Françesku ka bekuar besimtarët nga ballokoni i spitalit të Romës “Agostino Tzemeli”, ku është i shtruar prej një jave pas nënshtrimit të një operacioni në zorrën e trashë.

Papa, i rrethuar nga pacientë të tjerë të spitait, falënderoi të gjithë ata që, përmes lutjeve të tyre, donin ta mbështesnin dhe shprehën dashurinë dhe solidaritetin e tyre.

“Sistemi shëndetësor falas dhe publik është një aset i vlefshëm, nuk duhet ta humbasim atë”, tha ai.

Papa tashmë po shërohet dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai pritet të dalë nga spitali shumë shpejt./albeu.com


Shtuar 11.07.2021 15:25