Juventusi synon tri goditje me parametra zero në qershor, mes tyre dhe Bernardo Silva

Drejtuesit e Juventusit po mendojnë që tani për futbollistë, të cilët mund të firmosin menjëherë, duke qenë se kontrata me klubin aktual u skadon në qershor. Dhe janë tri goditjet e kësaj natyre që mund të bëhen nga bardhezinjtë.

Emrat në bllokun e Comolli janë ata të Çelik, anësorit të djathtë të Romës, Marcos Senesi, mbrojtësit qendror argjentinas që është në fund kontrate me Bournemouth, si dhe Bernardo Silva, mesfushori i njohur portugez i Manchester City. Ky i fundit do të garantonte fantazi dhe eksperiencë në mesfushën e Juventusit.

Nëse klubi torinez arrin të firmosë me këta lojtarë, atëherë grupi në dispozicion të trajnerit Spalletti do të ishte i kompletuar, me alternativa të mira edhe në stol. Okazione të tilla në fakt synohen edhe nga klube të tjera, kështu që mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën.


Shtuar 4.02.2026 15:45