Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik. 51 vjeçari Artan Ismalaj me origjinë nga Kruja por me vendbanim në Tiranë vrau bashkëshorten e tij Klarit Ismalaj, 45 vjeçe e më pas tentoi të vras veten.
Ngjarja ndodhi brenda makinës së tyre, në afërsi të një magazine, ku 51-vjeçari ka goditur bashkëshorten e tij me thikë, e cila ka ndërruar jetë në vend.
Një reagim vjen nga nëna e viktimës, e cila mes vuajtjesh shkruan se do të marrë hak për vajzën e saj. Ajo shkruan se do të jetë e fortë për dy fëmijët që vajza e saj la pas.
“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.