Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Rrumbullaku ishte nën hetim për dyshime, lidhur me transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të policisë.
Hetimi kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua për kompetencë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Pas përfundimit të hetimeve, SPAK arriti në përfundim se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale të kryer nga Muhamet Rrumbullaku, duke kërkuar pushimin e procedimit penal.
