SPAK tërhiqet nga ankimi, KPA konfirmon në detyrë prokurorin Enklid Gjini

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ditën e sotme, me shumicë votash pushimin e shqyrtimit të çështjes së prokurorit të Tiranës Enklid Gjini. Kjo duke lënë në fuqi vendimin e konfirmimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim i KPA-së erdhi pas konkluzioneve përfundimtare të datës 12 janar 2006. Kjo pasi, drejtuesi i SPAK deklaroi se pas provave të reja të paraqitura nga prokurori Gjini, shkaqet e ankimit ishin shëruar.

Në kuadër të kësaj ai kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së. Në lidhje me këtë, KPA arsyeton në vendim se tërheqja nga ankimi, bën që çështja nën shqyrtim të mos ketë më objekt.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi pushimin e shqyrtimit të çështjes që i përket subjektit të rivlerësimit Enklid Gjini”, thuhet në njoftimin e KPA-së.


Shtuar 15.01.2026 18:06

Tags: ,