Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë sjellë probleme në qarkun e Dibrës. Si pasojë e kësaj, vendi është përfshirë nga ngricat dhe akulli. Gjatë natës temperaturat, në disa zona të thella, kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius.
Si pasojë e kësaj situate, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra. Konkretisht të bllokuara nga bora kanë mbetur fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht dhe Ostren. Trashësia e borës arrin mbi 40 centimetra, në këtë fshatra.
Edhe në rrugët rurale ka prezencë të reshjeve të borës dhe akullit, ndaj bashkitë Dibër dhe Bulqizë janë në terren dhe po punojnë për hapjen e akseve rrugore. Kjo në mënyrë që qarkullimi i automjeteve mos të pengohet si shkak i kësaj.
