Pasditja e sotme ka shënuar një trafik të rënduar dhe radhë kilometrike të mjeteve, për të tretën ditë rradhazi në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë
Orët në vijim priten të jenë edhe më të rënduara pasi, duke qënë se dita e sotme është e fundit e pushimeve zyrtare dimërore, pushuesit janë duke u kthyer.
Problematikat rëndohen edhe më tej nga gjendja e rëndë e rrugës në zona të caktuara, veçanërisht te Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës, ku segmentet në zgjerim janë me dëmtime të shumta.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të sinjalostikës teksa është shtuar prania e forcave të Policisë Rrugore.
