Pas publikimit të këngës së saj më të re “Every Time I Cry”, duket se Ava Max, ka vendosur që të bëjë disa ditë pushime.
“The Sun” shkruan se këngëtarja e famshme ndodhet në Hawaii dhe po i shijon shumë rrezet e diellit dhe detin.
27-vjeçarja me origjinë shqiptare është fotografuar në jaht në krahët e një mashkulli misterioz. Siç vihet re nga fotot, ata shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe duket se nuk i ndalojnë dot puthjet dhe përqafimet.
Nga ana tjetër, këngëtarja e famshme u ka premtuar të gjithë shqiptarëve se do të vijë të vizitojë për herë të parë vendin e saj të origjinës, për të cilin ndihet krenare.