Pas Kukësi-Tirana, një tjetër ndeshje do të luhet këtë javë në “Air Albania”

Stadiumi modern “Air Albania” në kryeqytet, është totalisht në dispozicion të ndeshjeve të Kategorisë Superiore, pasi përveç Tiranës e Partizanit, edhe Kukësi po luan shpesh takimet si pritëse aty.

Kështu pas ndeshjes Kukësi-Tirana, që është në program për t’u zhvilluar mbrëmjen e të premtes, 24 orë më vonë “Air Albania” do të presë edhe ndeshjen tjetër të javës së 23-të, atë mes Partizanit dhe Bylisit.

Ka qenë vetë klubi kampion në fuqi, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar tifozët se takimi do të luhet në impiantin modern të shtunën e 22 shkurtit, në orën 17:00. Më herët në “Air Albania” janë luajtur edhe derbi i kryeqytetit, Kukësi-Partizani, Tirana-Teuta dhe Tirana-Skënderbeu.


Shtuar 19.02.2020 19:19